Tuheli paralajmëron Poterin: Tek Çelsi shohin vetëm rezultatet

Trajneri që doli kampion i Europës me Blutë e Londrës, u shkarkua disa javë më parë, ndërsa pasardhësi i tij nuk është se i ka punët mirë. Graham Poter mori “frenat” tek Çelsi, pas largimit “pa ceremoni” të Tomas Tuhelit dhe pati një fillim të mirë, por kritikat kanë nisur të shtohen pas 2 humbjeve radhazi. Londinezët u mposhtën në shtëpi nga Arsenali në Premier Ligë, dhe u eliminuan mbrëmë nga Man. Siti në Kupën e Ligës (Karabao). Tuheli, që arriti edhe një finale Championsi me Paris SG, deklaron se “përvoja ime jo vetëm tek Çelsi, por edhe tek Dortmundi, Paris SG, Mainci, tregon se askush nuk ka durim të presë, por që të gjithë duan rezultate”. “Mund të kalosh një humbje, një periudhë të shkurtë pa sukses, – vazhdoi gjermani, – por, jo më gjatë, pasi askush nuk beson më tek procesi i punës tënde”.

Sfidanti.al