Pas fitimit të titullit në Serie A dhe pas disa afrimeve cilësore, në shtëpinë e Napolit po mendojnë për rinovimet. Një nga ata që mund të vijojë të qëndrojë gjatë me kampionët e Italisë është mbrojtësi Amir Rrahmani. Edhe pse ai ka kontratë deri në vitin 2027, po merret në konsideratë zgjatja e bashkëpunimit përtej këtij viti.Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, kanë filluar kontaktet me agjentin e lojtarit, me bisedimet që janë në fazën fillestare.
Mbrojtësi dardan ka dhënë një kontribut të madh për Napolin në sezonin e kaluar, ku në kampionat luajti në të gjitha ndeshjet. Kujtojmë që ai është pjesë e Napolit që në vitin 2020, periudhë në të cilën erdhi nga Verona.
sfidanti.al