“Gati për sezonin e ri me Leccen”, Berisha: Pres shumë nga vetja

Medon Berisha, lojtari shqiptar i Lecces preku tema të ndryshme, në intervistën për Websiten e klubit. “Kam një ndjenjë të mirë rreth përgatitjeve që kemi bërë. Punuam shumë dhe u përpoqëm shumë në stërvitje, jemi gati për sezonin e ri. Këto ishin prova të mira, dhe morëm pak kohë loje. Kërkesat e trajnerit Di Francesco? Ai na dha ide të reja për formacionin e ri që po përdorim”. “Më ka kërkuar të sulmoj më shumë në thellësi dhe të përfshihem më shumë. Synimet e mia për sezonin e ardhshëm janë të luaj më shumë ndeshje, të qëndroj pa dëmtime dhe të siguroj mbijetesën tonë të katërt radhazi”.

sfidanti.al