Nagelsmann: 20 minutat e para, mbresëlënëse

Julian Nagelsmann shijon debutimin e tij të ëndrrave me Gjermaninë në Euro 2024, një pesëshe që nuk i la Skocisë asnjë shans. “20 minutat e para ishin mbresëlënëse. Ne vendosëm shumë fuqi në fushë, kundërpresuam dhe kjo na ndihmoi shumë – shpjegoi trajneri gjerman -. Shënuam herët dhe qëndruam të koncentruar deri në fund”. “Është e çmuar që sot jo vetëm një person merr komplimente, por ato shpërndahen në të gjithë ekipin. Ishte një fillim i mrekullueshëm, por është vetëm një hap i parë”.

sfidanti.al