Dita e madhe! Troket ora e himnit kuqezi

15 qershor 2024, Shqipëria e futbollit anëtarësohet në Europë nëpërmjet futbollit, mision që politika apo shoqëria nuk arrin ta realizojë. Loja më popullore e planetit e zotëron këtë magji, atë të ëndrrave që bëhen realitet pa asnjë kusht shtesë apo pengesë të pakuptimtë burokratike. Shqipëria e lojës me topin e rrumbullakët dhe rregullin e thjeshtë të lojës që të jep medalje nëse e shtyn topin në rrjetë, përballet sot me superfuqinë e futbollit botëror dhe kampionët në fuqi, Italinë nga e cila kemi mësuar dhe e kemi simpatizuar pa kushte.

Është pikërisht dita sot për të mësuar nëse thesi i dhuratave të Europës do të jetë i pakushtëztuar për shqiptarët të cilët kanë “fajin” e madh që mbështesin me zemër e shpirt një kombëtare që i lidh si me magji me shtëpinë, ëndrrat dhe njerëzit që kanë lënë pas. Në Dortmund nuk ka më vlerë debati i formacionit, lojtarëve të grumbulluar apo të lënë jashtë, skemave, qejfmbetjeve apo mërive të vjetra, në shkallët e stadiumit mitik por edhe në çdo cep të planetit, në mënyrë sinergjike  do të mbështesë pa kushte himnin, djemtë, Sylvinhon dhe skuadrën…të tjerat kanë shumë pak rëndësi.

Nga Pirro Bardhyli