Nagelsmani merr me vete tek Bajerni një traditë që kishte në Lajpcig

Në ish-zyrën e tij ka lënë vetëm një kuti me dëshira. Julian Nagelsman nuk është më trajner i Lajpcigut, pasi tashmë do të fillojë punë tek Bajerni, ndërsa pasardhësit Xhesi Marsh i ka lënë këtë kuti “magjike” ku përmblidhet tradita e tij e veçantë në klubin në Lindje të Gjermanisë. Çfarë është kjo traditë? Nagelsmani u kishte premtuar punonjësve të klubit në Lajpcig që ata mund të bënin kërkesa që mund të arrinin në një shpenzim deri 1 000 euro, kur ekipi fitonte. Pas çdo 3 fitoreve, Nagelsmani i plotësonte kërkesat nga xhepi i tij, kërkesa që mund të ishin një lavatriçe, një udhëtim për pushime. Për këtë arsye, trajneri ishte shumë popullor tek punonjësit e klubit, dhe besohet se këtë traditë do ta krijojë edhe në Mynih, ndonëse tek Bajerni ndoshta kërkesat mund të jenë më të larta, por edhe “xhepi i tij më i thellë”. Këtë gjë, Nagelsmani ka dëshirë që Marshi ta vazhdojë edhe në Lajpcig.

Sfidanti.al