Cila është pika e dobët e Belgjikës? Dëgjoni se ç’thotë Murinjo

Trajneri i tanishëm i Romës ka përshkruar yllin më të talentuar të “djajve të kuq” si një futbollist mahnitëz, por me një kulturë stërvitjeje tmerrësisht të keqe. E ka fjalën për Eden Hazarin, numrin 10 të kombëtares së Belgjikës, ekipit numër 1 në botë në renditjen e FIFA-s. Belgjika është një nga kandidatët kryesorë për titull në Euro 2020, por përsa i përket Hazarit, Murinjo nuk ka mendim shumë të mirë. “Ai është një talent i madh, – thotë portugezi, – një lojtar mahnitës, por ka një kulturë stërvitjeje të tmerrshme, shumë të keqe. Ai nuk ka dëshirë të lodhet shumë në stërvitje, dhe do të ishte shumë më i shkëlqyer nëse do të punonte më shumë dhe do të kishte më shumë regjim në ditët mes ndeshjeve”. Murinjo thoshte që më parë se Hazari i kishte mundësitë të ishte si Mesi dhe Ronaldo, por vetëm nëse do të ishte po aq profesionist si ata. Kjo është një pikë e dobët edhe për Belgjikën në këtë Europian.

Sfidanti.al