Pritet që të ketë rritje të ndeshje të pagës dhe kjo është e kuptueshme. Xhamal Musiala merr aktualisht rreth 5 milionë euro në sezon (me gjasë, 5.5), ndërsa kontratën e ka deri në 2026. Koha duket e mjaftueshme për të qetësuar Bajernin, por klubi bavarez dëshiron të nxitojë sepse Musialën do ta kërkojnë gjigandët si Reali, PSG, Barcelona apo Mançester Siti. Për këtë arsye, mediat në Mynih po shkruajnë se drejtuesit në “Alianc Arenë” i kanë ofruar kontratë të re që duhet të ketë rrogë shumë më të mirë, padyshim dyfishin apo më tepër. Nga ana tjetër, lexuesit e tabloidit “Bild” e kanë votuar meritueshëm Musialën si lojtarin më të mirë të vitit në Gjermani.
Sfidanti.al