Musiala vlerëson Interin: Janë një ekip shumë i mirë

Bayern do të sfidojë Interin në Champions, në fazën tjetër. Në një intervistë të dhënë së fundmi, lojtari i bavarezëve, Jamal Musiala, ka vlerësuar zikaltërit.

“Interi? Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë ndaj Interit. E dimë se sa mirë luajnë, janë një ekip shumë i mirë dhe ne duhet të përgatitemi shumë për këtë.

Jemi të gatshëm dhe do të japim gjithçka për të arritur në gjysmëfinalen e Champions League”,- tha ai.

sfidanti.al