Murinjo me dhimbje koke, Pogba e Blind të dëmtuar!

Duhen pritur vizitat mjekësore, por shqetësimi i Zhoze Murinjos është i madh. Pol Pogba doli nga loja në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen ndaj Rostovit, dhe u duk se kishte një problem në kofshë. Muskuli katërcepësh është ndër më të vështirët për t’u rikuperuar nëse dëmtohet, dhe parashikimet në raste të tilla janë për një muaj mungesë. Nëse do të ishte kjo prognozë, atëherë Mançester Junajtid do ta humbiste mesfushorin francez për një pjesë shumë të rëndësishme të sezonit.

Junajtid është në vendin e gjashtë në Premier Ligë, dhe synon të sforcohet për të arritur në katërshe dhe për të shkuar në Champions edicionin e ardhshëm. Po ashtu, është edhe Liga e Europës. Dëmtimi i dytë në Ligën e Europës ishte ai i mbrojtësit holandez, Dejli Blind. Pritet të shikohet se çfarë ka djali i Dani Blindit, një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Murinjos.

Sfidanti.alblind