Murinjo ka fat, shënon një gol dhe shtylla ndalon 3 gjuajtje të Juves!

Shpesh është kritikuar skuadra e Maks Alegrit, si një pragmatiste e lindur që lufton për rezultatin dhe kaq. Gjithsesi, në stadiumin “Olimpiko” të Romës ndodhi e kundërta dhe ishte skuadra e Zhoze Murinjos që pati nevojë për fatin për të arritur një fitore të madhe 1-0. Juventusi goditi tri herë shtyllat, por nuk shënoi dot, ndërsa Roma pati fatin që Mançini të realizonte një rrjetë kaq të bukur, saqë në fillim u duk e pabesueshme. Gjithsesi, kjo tregoi sesa i madh është presioni dhe tensioni kur lufton nga një pozicion i tillë, me 15 pikë të hequra nga Disiplina me qëllim që të arrish Championsin. Kjo e dëmtoi Juven që i dha fund serisë prej 3 fitoreve radhazi në kampionat, ndërsa ndihmoi Romën për të hyrë në zonën Champions. Verdhekuqtë janë në vend të katërt me 47 pikë, po aq sa Milani, duke qenë prapa vetëm ndaj Napolit, Interit e Lacios.

Sfidanti.al