Verstapen: Fitore e madhe, por patëm frikë nga konsumi i gomave!

Kjo do të thotë se kampioni i botës mund të kishte bërë më shumë, dhe këtë e tregon qartë fakti se ai nuk dha kohën më të shpejtë, dhe u kalua nga Fernando Alonso dhe madje edhe nga një pilot kinez. Gjithsesi, Maks Verstapeni dhe Red Bulli i tij patën epërsi dërrmuese ndaj të tjerëve, duke lënë 39 sekonda prapa Alonson, dhe 12 sekonda prapa shokun e ekipit, Sergio Perezin. “Një falenderim i madh për ekipin, – tha më pas kampioni i botës, – jam shumë i lumtur me paraqitjen time dhe të makinës. Kemi punuar shumë gjatë dimrit, dhe sërish ia dolëm të kishim një makinë shumë të shpejtë. Gjithsesi, shqetësimi im që nga xhirot e para ishte për të ruajtur gomat. Mund të konsumoheshin dhe mund ta kishim të vështirë në fund”.

Sfidanti.al