Trajneri i Liverpulit nuk ngurroi të vinte pikat mbi “i” pas një suksesi të jashtëzakonshëm, që ishte fitorja-rekord e ekipit të tij ndaj Mançester Junajtidit. “E di se rezultati ishte anormal (freak), – tha ai pas triumfit, – por, paraqitja jonë ishte e jashtëzakonshme dhe për mua kjo është kryesorja. Këtë do të marrim nga kjo ndeshje. Ne kemi nevojë për lojë të mirë dhe për rezultate, këtë herë i patëm të dyja”. “Disa kohë më parë të gjithë mendonin se ishte moment i mirë për të luajtur ndaj Liverpulit sepse ne kishim probleme, – vazhdoi gjermani, – nuk e thoshin, por e mendonin. Tani është ndryshe pasi ne po ngjajmë sërish me vetveten”.
Sfidanti.al