Mrekullitë edhe ndodhin, Bordoja ndal Paris SG në Francë

Vendosi rekordin francez dhe besohet edhe europian për fitoret radhazi në fillim të kampionatit. Paris SG ishte dhe mbetet i plotfuqishëm në Ligën e Parë të Francës, por si çdo “serial”, edhe ky do ta kishte një fund. Nderi dhe merita për ta bërë këtë, për ta ndalur për herë të parë skuadrën kampione, i takoi Bordosë, një emri tepër të respektuar të futbollit francez.

Përfundoi 2-2 në stadiumin në brigjet e Atlantikut, dhe supertalentet Nejmar e Mbape nuk mjaftuan, edhe pse shënuan nga një gol. Zhimi Brian dhe Andreas Kornelius ishin heronjtë për vendasit, duke barazuar dy herë, së fundi në minutën e 84-ët. Barazimi nuk është se e tronditi PSG-në që mban 14 pikë epërsi me vendin e dytë, por shqetësim ishte një tjetër, dëmtimi sërish i Nejmarit. Braziliani doli nga fusha i mërzitur që në minutën e 57-të dhe nuk dihet sesi do të jetë gjendja e tij në vazhdim.

Sfidanti.al