Liverpuli humbi 2-1 me Paris Sen Zhermenin në Paris dhe, sipas tifozëve, fajtori kryesor për humbjen është trajner i “të kuqve”, Jyrgen Klop, të cilin ata e akuzojnë se kishtë bërë një formacion të keq. Tifozët thonë se Klopi ka bërë gabim të madh që nuk përfshiu në formacionin e parë futbollistët Keita Balte dhe Gjerdan Shaqiri që janë shumë kreativë.
Tani, në fakt, Liverpulit iu vështirësua shumë detyra që të dalë në 1/8-tën e finaleve të Lidhjes së Kampioneve, sepse ai duhet të mundë Napolin, gjë që nuk është aspak e lehtë.
Shumëkush mendon se ka ardhur koha që Jyrgeni Klopi të largohet, pasi ai deri tani nuk ka fituar asnjë trofe, ndërkohë që ka shpenzuar shumë para, kështu atij i duhet të ndryshojë diçka, madje brenda një kohe të shkurtër, që të mos fluturojë nga “Enfildi”. Kontrata e Klopit, në fakt, ka kohëzgjatje deri më 2022, por nëse ai nuk fiton ndonjë trofe, tifozët do të ngulmojnë që klubi të kërkojë një trajner të ri.
Sfidanti.al