Moto GP më e zjarrtë se kurrë, Martin mban në ankth kampionin e botës Bagnaia

Jorge Martin fiton Çmimin e Madh të Tajlandës, i vlefshëm për garën e 17 të Kampionatit Botëror MotoGP, 2023. Spanjolli, i cili e nisi nga pole nuk pati rivalë edhe në garë ku arriti të dominonte rivalin Binder i cili më pas u ndëshkua për një parregullsi duke e mbyllur i dyti e për t’i lejuar vendin e dytë të podiumit liderit të botërorit, Pecco Bagnaia që tashmë është vetëm 13 pikë larg spanjollit.

Në renditjen e pilotëve, Martin mbyll diferencën me Bagnaia-n me tre gara përpara: një fund i zjarrtë i sezonit premton të jetë përpara. Vendi i katërt për të zakonshmin Marco Bezzecchi, i cili edhe pas një muaji të prekur nga dëmtimi i klavikulës vendoset në pozita të favorshme.

sfidanti.al