Momente terrori gjatë ndeshjes Rayan dhe Al Ëmkrah të shtunën në Katar kur Ousman Kolibali është shembur në fushë në mënyrë të frikshme. I pari që ka dhënë ndihmën jetike ka qënë Jhames Rodriguez që e ka rregulluar në fillim kokën e 32 vjeçarit e më pas i ka thënë që vetëm të merrte frymë para se të vinin mjekët. Një gjest shpëtues jete për kolumbianin për shokun e tij nga Mali, të goditur nga infarkti.
Nga Mali është Kolibali, por edhe i madh sa një “mal”, dhe kur flitet për të tilla fatkeqësi me zemrën dhe “malet bien”. Skena e ish-futbollistit të Napolit u përjetua me zemër në dorë nga tifzoët e pranishëm që me siguri kanë sjellë nëpër mend atë që ndodhi në Europian me Eriksenin e Danimarkës. Dhe ka një rast fatlum të përbashkët: e bekuar rezultoi ndërhyrja e Kjaer të Danimarkës dhe këtu Rodriguez u bë ..ëngjëll mbrojtës!
Sfidanti.al