Mirë se erdhe në Premier Ligë, Milot Rashica! Shqiptari tek Noruiçi!

Në vitet 90-të tifozët e kësaj skuadre udhëtuan drejt “San Siros” dhe “Olimpiashtadionit” të Mynihut, ndërsa të pëlqyerit e tyre u ndeshën me gjigandët Bajern dhe Inter të Milanos në Kupën e UEFA. Noruiçi ishte europian atëherë, dhe tifozët që ende i kujtojnë ato kohë, duan që skuadra e tyre të kthehet si dikur. Gjithsesi, drejtuesit duan së pari të vendosin mirë këmbët në Premier Ligë, dhe për këtë qëllim kanë bërë 3 përforcime, i fundit prej të cilëve ai i Milot Rashicës, që firmosi kontratë 4-vjeçare.

Sulmuesi i Kosovës mbërriti që nga Verderi i Bremenit, ndërsa vlerësimi është i lartë nga mediat britanike dhe nga tifozët. Ai ka shënuar më shumë se 10 gola në sezonet 2018-2020, por dëmtimi e pengoi edicionin e fundit. Kjo nuk e bëri aspak trajnerin Daniel Fark që të dyshonte në potencialin e shqiptarit nga Kosova, që i bashkohet radhëve ashtu si lojtari grek i krahut të majtë, Janulis dhe mbrojtësi Gibson. “Do të jap maksimumin për ekipin në çdo ndeshje, – tha Rashica në faqen e klubit, – dua të bëj të lumtur tifozët, të shënoj sa më shumë gola dhe të shërbej sa më shumë asiste. Mezi pres fillimin e sezonit. Kam folur me trajnerin dhe e di se çfarë pret nga unë”.

Sfidanti.al