Papu Gomez “ngre shëndetin” për rekordin e Mesit me Argjentinën

Kualifikimi për në çerekfinale me një rekord ishte lajmi i parë, por jo i vetmi. Argjentina pati edhe diçka tjetër për t’i njoftuar gjithë botës, atë që Lionel Mesi arriti rekordin e Havier Maskeranos me 147 ndeshje për kombëtaren. Kapiteni, që nuk ka ndërmend të bëjë pushim, luajti në formacion për “bardhekaltërit” në fitoren minimale 1-0 ndaj Paraguajit, dhe “dollinë për të e ngriti” Alehandro “Papu” Gomez, autori i golit të vetëm të ndeshjes. Ish-sulmuesi i Atalantës, sot me Seviljen, shënoi që në minutën e 10-të pas topit të marrë nga Di Maria, ndërsa Argjentina e trajnerit Skaloni po duket më e ekulibruar duke mos pësuar gola.

Kjo ishte ndeshja e 16-të radhazi pa humbje në Kupën e Amerikës, që nga eleminimi në gjysmëfinale në 2019, ndërsa Paraguaji nuk e ka mundur kurrë këtë kundërshtar në 90 minuta në këtë kompeticion. Mesi dhe Di Maria ishin lojtarët më të mirë në fushë, ndërsa Kun Aguero u duk “anonim”. Pritet sesi do të paraqitet Argjentina në raundin e dytë në kampionatin që luhet në Brazil, dhe ku favorit për titullin është ekipi vendas. Mesi ka dy rekordet për “albiselestët”, numrin e ndeshjeve me 147 dhe të golave me 73.

Sfidanti.al