Ministri britanik akuzon president e futbollit, por çfarë thotë ligji?!

Dikur Mbreti i Francës, Luigji XIV thoshte “ligji jam unë”. Europa Perëndimore dhe Amerika e Veriut kanë kohë që janë larguar nga ai koncept, por gjithsesi “pronarët” e ligjit ekzistojnë. Jo më një mbret, apo një perandor, qoftë edhe një president i përhershëm, por një kastë njerëzish që kanë mundësi të mbledhin paratë dhe mjetet e prodhimit, duke pasur shumë më tepër ndikim sesa të tjerët.

Një luftë e ashpër po zhvillohet këto ditë në Britaninë e Madhe, ku disa presidente të klubeve të Premier Ligës, nga ata që marrin nga 200 milionë paundë stërlina në vit vetëm si e drejtë televizive, kanë vendosur të nxjerrin në asistencë punonjësit e zakonshmë, duke “ia rrasur” shtetit 80 për qind të pagesës së tyre financiare. i tillë, p.sh., Daniel Levi i Totenhemit, por edhe të tjerë, dhe të cilët janë vënë në shënjestër nga Ministri i Kulturës në Mbretërinë e Bashkuar, Oliver Dauden (Dowden).

“Unë them se ata duhet të mendohen mirë përpara sesa ta bëjnë, – tha sekretari i kulturës, – pra, nëse ata vërtet kanë nevojë të përfitojnë nga kjo skemë. Kjo skemë është krijuar për të ndihmuar ata që vërtet kanë nevojë”. Këto fjalë do të mbeten thjesht retorikë morale, për të qetësuar sado pak ndërgjegjen e ministrit, nëse ligji e lejon zotin Levi që të përfitojë nga skema. Nëse është kështu, dhe këtë do ta tregojë koha, atëherë kush e ka përpiluar ligjin, në favor të kujt është krijuar, dhe kush e ka votuar? Përgjigja është që është votuar nga parlamenti që ka votuar edhe zotin Dauden, dhe tani i shërben miliarderëve si Daniel Levi. Edhe ky pasunar mund të thotë me krenari, si dikur mbreti francez: “Ligji jam unë”!

Sfidanti.al