Milik te Juve deri në vitin 2027

Arkadiusz Milik do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit edhe për dy vite më shumë se sa ishte parashikuar fillimisht. Klubi bardhezi ka vendosur të zgjatë kontratën e sulmuesit polak deri më 30 qershor 2027, një lëvizje që ka ardhur si surprizë për shumëkënd. Ky vendim, përveçse e mban Milik në skuadër për një kohë më të gjatë, i jep mundësi “Zonjës së Vjetër” të shpërndajë më mirë kostot e rrogës së tij në buxhet. Sulmuesi do të fitonte rreth 3.5 milionë euro neto për sezonin e ardhshëm, por me kontratën e re, kjo shumë do të ndahet në dy vite. Kështu, paga e tij vjetore do të ulet në afërsisht 1.75 milionë euro, duke ulur ndikimin e tij financiar në totalin e pagave të klubit.

sfidanti.al