Milani në ethe, klauzola 150 milionë euro nuk mjafton për Leaon!

Nuk dihet nëse Reali do të jetë gati për të paguar tani, ndonëse paratë nuk i mungojnë. Gjigandët spanjolë nuk morën as Mbapenë dhe as Halandin, ndërsa fitorja e La Ligës dhe e Championsit padyshim që i ka siguruar shumë të ardhura. Kjo do të thotë se Milani duhet të bëjë shumë kujdes dhe të nxitojë me Rafael Leaon. Sulmuesi 22-vjeçar, një nga më të mirët e këtij sezoni kur u fitua titulli në Serinë A, ka kontratë me kuqezinjtë deri në 2024, një vit që nuk është edhe aq i largët. Kjo do të thotë se Milani ka siguri për të vetëm deri verën e ardhshme. Klauzola në kontratë është 150 milionë euro, dhe mund ta mbrojë këtë herë, por me kalimin e një viti gjithçka do të ndryshojë. Kështu që mediat italiane shkruajnë se objektivi numër 1 i pronarëve të rinj të klubit është rinovimi me brazilianin. Të shikojmë nëse do t’ia dalin.

Sfidanti.al