Milani fiton në Veronë, e meriton dhe shkon drejt titullit!

Duket se është vonë për Interin, sepse zikaltërit bënë kaq shumë gabime saqë nuk i vlen më vrapimi në fund. Sfidën për titull, kampionët e kanë me Milanin i cili duket me të vërtetë me karakter, me cilësi dhe me besim. Në stadiumin “Bentegodi” të Firences u mendua se do të ishte shumë e vështirë, dhe pjesa e parë ishte e tillë, por ndeshjet kanë 90 minuta plus shtesat. Faraoni kaloi vendasit në epërsi në 38’, por Tonali barazoi në minutën e tretë shtesë. Pas pushimit, sërish Tonali në 49’ dhe Florenci ishin autorët e golave. Nuk qe nevoja për rrjeta të Zhirusë, Rebiçit apo Ibrës që hyri në 6 minutat e fundit. Milani mbajti topin 52 për qind, gjuajti 14 herë drejt portës ndaj 9 të veronezëve, dhe në kuadrat pati 8 gjuajtje ndaj vetëm 3. Edhe kornet ishin për kuqezinjtë 8-5. i tillë autoriteti i djemve të Stefano Piolit. Milanistët kanë 80 pikë ndaj 78 të Milanit kur duhen edhe vetëm dy javë deri në fund.

Milani (4-2-3-1): Menja, Kalabria (Florenci 85’), Kalulu, Tomori, Teo Hernandez, Tonali, Kruniç (Benaser 68’), Selemekers (Mesias 63’), Kesie, Leao (Ibrahimoviç 84), Zhiru (Rebiç 62’).

Sfidanti.al