Milani del me fitim gjatë verës, por a mund ta mbrojë titullin?!

Trajneri Stefano Pioli thotë se do t’i duhen dy skuadra të gatshme për të mbetur sërish kampion në Serinë A. Gjithsesi, suksesi më i madh i Milanit ka qenë për rregullimin e bilancit dhe për huazimin apo transferimin e lojtarëve, ndërsa disa lojtarë si Renato Sançez apo të tjerë nuk mbërritën kurrë, me përjashtim vetëm te De Ketelerit. Milani ka nevojë ende për dy lojtarë të tjerë, një në mesfushë dhe një në mbrojtje (që mund të jetë Tanganga, Dialo ose N’Dika).

Po ashtu, duhet të ketë rinovime dhe pritet që Tomori të bëjë hapin e parë për ta zgjatur kontratën nga viti 2025 në 2027. Më e vështirë pritet për Leaon, ndërsa shpresohet të veprohet shpejt për Benaserin dhe Tonalin. Të gjitha këto janë ndihmuar nga veprimet në “dalje” të drejtuesve Maldini e Masara, pasi janë larguar Kastijeho, Kaldara, Daniel Maldini, Romanjoli, Breshanini, Kolombo, Nasti, Caxhut, Plicari apo Duarte. Së fundi, pasi Frankfurti fitoi Ligën e Europës, kuqezinjtë morën 3 milionë euro për kartonin e Hauges. Nga e gjitha kjo, Milani ka përfituar rreth 16 milionë euro!

Sfidanti.al