Kur “paratë nuk i ha as qeni”, Junajtidit nuk i bëjnë punë as 135 milionë euro për Zhoao Feliksin

Klubi anglez është çmendur dhe po hedh “bomba” nga të gjitha anët, veçse ato nuk po “shpërthejnë”. Mançester Junajtidi realizoi një tjetër lajm të madh mediatik, por nuk “qullosi” asgjë për të forcuar skuadrën pasi oferta e tij e jashtëzakonshme për Zhoao Feliksin u hodh poshtë. Atletiko e Madridit arriti deri aty sa nuk pranoi as 135 milionë euro, që janë më shumë sesa 127 milionë euro që i pagoi Benfikës në 2019 për ta marrë sulmuesin portugez. As vetë Zhoao Feliksi nuk ka dashur të shkojë në “Old Traford” sepse Junajtidi nuk të jep asnjë besim.

Sfidanti.al