Në mënyrë të papritur, pas vetëm 1 viti, Igli Tare e sheh veten në dyshim të fortë, pozitat e tij si Drejtor Sportiv i djallit janë lëkundur ndjeshëm, kjo si pasojë e disa gabimeve gjatë merkatos, ose më saktë disa lëvizje nuk rezultuan ashtu si Tare shpresonte. Në veçanti mbi Igli Taren rendojnë dy blerje, ajo e Christophe Nkunku dhe Jashari.
Sulmuesi francez zbarkoi në Milano si një blerje e bujshme, si lojtari që do të mbante peshën e sulmit, por fusha e lojës vërtetoi të kundërtën, Nkunku rezultoi një luskë, ku pjesën më të madhe të sezonit e kaloi në stol. Pikërisht kjo zgjedhje ndikoi drejtpërdrejtë edhe në rendimentin e Milanit në fazën sulmuese, një rendimet shumë i dobët duke thyer rekorde shekullore. Jashari ishte gjithashtu një zgjedhje e fortë e Igli Tares, e kërkoi me çdo kusht për t’i besuar çelësat e mesfushës, por edhe Jashari ashtu si Nkunku rezultoi një dështim. Në këto kushte, këto zgjedhje, kanë bërë që pozicioni i Igli Tares në krye të Milan të vihet në dyshim të fortë, mbi të gjitha nëse “djalli” nuk arrin as të sigurojë një vend në Champions League.