Milan-Juventus, sa shumë dëmtime që kanë kuqezinjtë

Trajneri Stefano Pioli ka një listë të gjatë me lojtarë që janë në “infermieri”. Ibrahimoviç, Florenci, Menja, Mesias, Kjer, Selemekers dhe Kalabria nuk janë pak, por gjithsesi janë rikthyer Teo Hernandez, Origi dhe tani është edhe Gabia. Edhe Juventusi ka mungesa për Derbin e sotëm të Italisë në orën 18:00, sidomos Di Maria i pezulluar, por edhe Kieza, Pogba, De Shilio apo Kaio Zhorge të dëmtuar. Pritet një ndeshje e fortë në “San Siro”, ku dy ekipet synojnë fitoren, por me sfidën që mund të përfundojë edhe barazim.

Formacionet e mundshme

Milani (4-2-3-1 ): Tatarushanu, Kalulu, Gabia, Tomori, Teo Hernandez, Benaser, Tonali, Kruniç, De Keteler, Leao, Zhiru.

Juventusi (4-4-2): Shezni, Danilo, Bonuçi, Bremer, Aleks Sandero, Kuadrado, Lokateli, Rabio, Kostiç, Milik, Vlahoviç.

Sfidanti.al