Klajvert, për herë të parë babë e bir shënojnë për Valencian

Patriku, i vjetri, e bëri në vitin 2006 ndërsa vazhdoi karrierën në Spanjë pas largimit nga Barcelona. Tashmë, 16 vjet, 8 muaj e 7 ditë më pas, e bën djali i tij, Xhastini. Flasim për familjen Klajvert (Kluivert), për dy futbollistë të talentuar të Holandës, me djalin që ka ndjekur gjurmët e babait. Tek Valencia është hera e parë në histori që ndodh që të shënojnë babë e bir. Xhastin Klaivert shënoi për ekipin e Gatuzos golin e parë në fitoren 2-1 ndaj Osasunës në La Ligë.

Sfidanti.al