Embijd-Uembanajama, kjo Francë vërtet mund ta kërcënojë SHBA-në!

Nuk dihet nëse do të përsërisë atë që kanë bërë këta 20 vjet ekipe si Argjentina, ish-Jugosllavia apo rivalitetin që i ka dhënë Spanja, por gjithsesi “gjelat” duan të jenë kërcënim për kombëtaren amerikane të përbërë nga yje të NBA-së. Kjo mund të ndodhë potencialisht sepse në ekipin e Francës pritet të luajnë edhe Zhoel Embijd, edhe Viktor Uembanajama. Embijdi ka edhe pasaportën franceze, por edhe atë amerikane, ndonëse Franca këmbëngul ta ketë në ekip. Uembanajama do të jetë pjesë e ekipit me 12 lojtarë që do të luajë dy ndeshje eliminatore në Kupën e Botës, në fushën e Lituanisë në 11 nëntor dhe në Paris ndaj Bosnjë Hercegovinës në 14. Këto ndeshje do të ishin debutimi në kombëtare për të, ndërsa në Eurobasket nuk ishte për shkak dëmtimi.

Sfidanti.al