Bajerni në prag të Dortmundit: Kemi besim tek Julian Nagelsmani

E thotë shefi ekzekutiv Oliver Kahn, ndonëse një rezultat negativ këtë pasdite vonë do të ishte sërish tronditës . Bajerni luan ndaj Dortmundit sot në orën 18:30 në Bundesligë, dhe pikërisht në prag të Derbit të Gjermanisë, personaliteti i klubit vendosi t’i jepte mbështetje të plotë trajnerit Nagelsman. “Ne jemi plotësisht të bindur nga Juliani, – thotë Kahni, – padyshim që jemi të ndërgjegjshëm se do të ketë momente të vështira, por Juliani mëson shumë shpejt dhe ka cilësi të mëdha. Ne të gjithë besojmë tek ai”. Mediat bavareze bëjnë një krahasim të Nagelsmanit me Mikel Artetën e Arsenalit, që pati një fillim shumë të vështirë, por që tashmë ka krijuar një skuadër të shkëlqyer.

Sfidanti.al