Nga spitali e nxorrën përsëri dhe kontrolli mjekësor tregoi se organizmi i tij reagoi shumë mirë ndaj kurës duke e mposhtur përsëri një sëmundje të vështirë. Sinisha Mihajloviç shpresohet shumë që t’ia ketë hedhur përfundimisht leuçemisë, që e detyroi të largohej dy herë nga stoli i Bolonjës dhe të shtrohej në spital. Mediat italiane thonë se ish-ylli i madh serb i Crvena Zvezdës është mirë, se do të pushojë disa ditë dhe se do të bashkohet me skuadrën. U deshën 34 ditë në “betejën” e dytë, ndërsa Bolonja luftoi bashkë me të. Bolonjezët arritën 2 fitore dhe patën 4 barazime që nga 20 marsi, duke ndalur Milanin (0-0), Juventusin (1-1) dhe Interin (2-1).
Sfidanti.al