Një Man. Siti në kategorinë e dytë angleze, Fulhami del kampion me 100 gola!

Rikthimi në elitë ishte madhështor. Një skuadër po shkëlqen pa fund në Championship, në kategorinë e dytë të Anglisë dhe po i ngjan Mançester Sitit. Fulhami arriti një fitore tepër të thellë 7-0 ndaj Luton Taunit në stadiumin e vjetër “Krevën Kotixh” (Craven Cottage) duke pasur tani mbi 100 gola të shënuar në ligë. Plot gjashtë lojtarë ishin shënues në këtë përballje, dhe shënuesi kryesor, Aleksandar Mitroviç, realizoi dy herë. Sulmuesi serb tundi rrjetën në 62’ dhe 90’+2 duke arritur personalisht në shifrat personale 43 gola këtë sezon të kampionatit. Fulhami ka 90 pikë me 106 rrjeta të shënuara dhe 39 të pësuara. Në një kampionat të vështirë, ekipi londinez trajnerit Marko Silva ka 27 fitore, 9 barazime e 9 humbje.

Sfidanti.al