Natyrisht, paraqitja e tyre në “Etihad” nuk ishte aspak ajo që duhej të ishte, dhe ajo që prisnin tifozët e gjithë Franca. Disfata ndaj Mançester Sitit ishte vetëm me shifrat 1-2, veçse pas një diference shumë të madhe në lojë me djemtë e Pep Guardiolës. Pas kësaj, e përditshmja “L’Ekip” u tregua sërish e ashpër me lojtarët dhe stafin teknik. Lionel Mesi mori vetëm notën 4, po aq sa trajneri Poçetino, ndërsa Mbape e Nejmar ishin kalues, por vetëm për pak, duke marrë notën 5. “E vërtetë që Mesi thuajse krijoi golin e parë, – shkruajti “L’Ekipi”, – po ashtu krijoi disa situata të rrezikshme si lojtar në mes të linjave, por pritet më shumë nga një fitues i 6 Topave të Artë”.
Sfidanti.al