Ishte një moment nja dy vjet më parë kur trajneri gjerman ishte kandidat i rëndësishëm për stolin kuqezi, por përfundimisht Maldini dhe Bobani zgjodhën Stefano Piolin. Ralf Rangnik, ish-trajneri i Hanoverit (me të cilin luajti Altin Lala), do të braktisë Lokomotivën e Moskës për t’u bërë trajner i Mançester Junajtidit deri në fund të sezonit. Drejtuesit e “djajve të kuq” po bisedonin njëkohësisht me Rudi Garsinë dhe Lysien Favrenë, por u bindën më shumë nga ish-drejtori sportiv i Lajpcigut. Ai do të zerë vendin e Majkëll Karrikut, ndërsa ëndrra e Junajtidit është Maurisio Poçetino. Pritet që argjentinasi të vijë në “Old Traford” verën e ardhshme pasi të largohet nga Paris SG.
Sfidanti.al