Konte “zgjohet” në Slloveni, kupton “greminën” e Totenhemit

E nisi me një fitore në Ligën e Konferencës, e vazhdoi me barazim dhe fitore në Premier Ligë dhe u mendua se Antonio Konte po e bënte shumë shpejt magjinë e tij në Londër. Gjithsesi, nuk qe e thënë që ëndrra të vazhdonte gjatë, dhe u prish në mënyrën më të keqe e më të papritur. Totenhemi humbi ndeshjen në fushën e skuadrës së vendit të fundit në grup në Europë, Murës sllovene, vuri në rrezik kualifikimin dhe tregoi limitet e qarta. “Tani po filloj të kuptoj situatën, – pranoi Konte, – nuk është e thjeshtë. Në këtë moment, niveli i Totenhemit nuk është shumë i lartë. Jam i lumtur që jam këtu, por duhet të punojmë shumë. Ne jemi Totenhemi, por diferenca me ekipet e kreut është e rëndësishme. Gjithsesi, nuk jam i trembur”. Totenhemi duhet të fitojë ndeshjen e fundit në grup, atë ndaj Renës që të ketë shanse për kualifikimin.

Sfidanti.al