Mesi vlen dyfishin e Nejmarit, por Mançester Siti nuk ndalet!

Lionel Mesi ndoshta nuk duhej t’ia kishte lejuar vetes këtë vonesë, dhe spekullimet lidhur me të ardhmen e tij nuk mund të ndalen. Kanë dalë sërish në sipërfaqe zërat se argjentinasi nuk do të rinovojë me Barcelonën, duke e detyruar klubit të pranojë transferimin e tij. Mediat britanike shkruajnë se Pep Guardiola ka gati 400 milionë euro për yllin më të madh të botës (358 milionë paund stërlina) dhe se Mançester Siti nuk do të ndalet para asgjëje për ta marrë.

Çfarë po ndodh me Leon? Në fushë, ai po shkëlqen më shumë se çdo vit tjetër, të paktën me Barcelonën, golat vijnë “lumë”, por firma nuk vjen. Mesi, ndoshta, ka frikë nga trazira për shkak të pavarësisë së mundshme të Katalonjës, që mund ta linin Barcelonën jashtë La Ligës dhe jashtë Championsit, diçka që do t’ia humbiste lavdinë karrierës së tij të mbetur. Një rinovim aspak i lehtë ky i numrit 10, kontrata e të cilit përfundon verën e ardhshme.

Sfidanti.al