‘Gjyshi’ i Botërorit të Rusisë? Portieri 45 vjeçar i Egjiptit, El Hadary

Përvec Mohamed Salah, autori i golave që cuan egjiptin në botërorin e rusisë, një tjetër emër i spikatur i skuadrës së ‘Faraonëve’ ishte i Essam El hadary, portieri 45 vjecar i cili do të konsiderohet edhe si gjyshi i Kupës së Botës që do të mbahet vitin e ardhshëm El Hadary aktualisht luan me Al Ittihad Al Islandary dhe do të bëjë debutim në Botërorin e Rusisë, ashtu siktrse edhe pjesa tjetër e ekipit duek qenë se Egjipti kthehet në një eveniment të tillë pas 28 vitesh. Ka lindur në 15 janar të 1973 dhe botërori do ta gjejë atë pikërisht në moshën 45 vjecare. Por ‘gjyshi’ i të gjithë botërorëve është Faryd Mondragon , portierin kolumbian me origjinë libaneze i cili e luajti ndeshjen mes Kolumbisë dhe japonisë në Brazil 2014 në moshën 43 vjecare. Një tjetër futbollist  veteran që ka luajtur në një botëror ka qenë Roger Milla nga kameruni që luajti sfidën me Rusinë në moshën 42 vjecare. Klasifikimi vijon me Pat Jennings, Peter Shilton  e Dino Zoff, ky i fundit ishye 40 vjec në finalen e Botërorit të 1982 mes Italisë e Spanjës.

Sfidanti.al