Mesi vazhdon rekordet në Champions dhe rivalitetin me Ronaldon!

Së pari u tha se ai i ka shënuar 39 skuadrave të ndryshme në Ligën e Kampionëve, një arritje e pashoqe. Kristiano Ronaldo ka arritur deri në 38 dhe tani është Lionel Mesi, rekordmen i Championsit në këtë renditje. “Viktima” e fundit ishte Makabi i Haifës në Izrael. Po ashtu, Mesi ka rekordin e tij krejt origjinal sepse ka 18 sezone radhazi që shënon në Champions. Ndërkaq, statistikat thonë se argjentinasi ka arritur në 671 gola në karrierë pa penallti, duke u barazuar me CR7-ën edhe pse është 1 vit e gjysmë më i vogël. Ronaldo ka më shumë gola në total, por duke u ndihmuar nga 11-metërshat. Po ashtu, Leo ka tani 1112 kontribute për rrjetat (gola+asistë) duke lënë pas “Mbretin” Pele me 1111.

Sfidanti.al