Pep Guardiola e krahason Erling Halandin me Johan Krujfin

Këtë herë thjesht i vë krah për krah për shkak të një goli. Trajneri i Mançester Sitit, Guardiola, ka pasur fatin ta njohë mirë Johan Krujfin, të jetë tifoz i tij, lojtar i tij dhe nxënës i tij, ndaj edhe menjëherë bën krahasimin e golit të Erling Halandit ndaj Dortmundit me një rrjetë të holandezit. “Nëse më njihni, ju duhet ta dini ndikimin që Johan Krujfi pati në jetën time, – tha Pepi, – si edukator, trajner, këshilltar, për gjithçka. Johan Krujfi shënoi shumë vjet më parë një gol të pabesueshëm kundër Atletikos së Madridit krejtësisht të ngjashëm si ky i Erlingut tani. Në momentin që Halandi shënoi, m’u kujtua Krujfi”.

Sfidanti.al