Mesi përgjysmon rrogën: Paraja, kurrë problem me Barcelonën!

Në Spanjë thonë se gjithçka është arritur në parim, dhe se nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen e tij. Lionel Mesi do ta vazhdojë karrierën tek Barcelona, madje thuhet se do të jetë aty deri në moshën 39-vjeçare, kur me gjasë do t’i japë fund me futbollin. Akordi është që Mesi ka rënë dakord që ta përgjysmojë rrogën e tij prej rreth 600 000 eurosh në javë, ndonëse ai fiton tek Barcelona edhe në mënyra të tjera. “Paraja nuk ka qenë kurrë një kusht i bisedimeve me Barcelonën, – mësohet të ketë thënë Mesi, – unë kam qenë gjithnjë i vendosur për të qendruar këtu”. Momenti i vetëm kur deshi të largohej ishte verën e kaluar, pas konfliktit me ish-presidentin Bartomeu. Me presidentin e ri, Laporta, raportet janë krejt ndryshe. Mesi, në këtë mënyrë, i ka dhënë shembullin e tij edhe lojtarëve të tjerë që të pranojnë ulje rroge në një moment kaq delikat të financave të klubit.

Sfidanti.al