Mesi: E tmerrshme nëse Nejmar shkon në Madrid, ia kam thënë!

Në intervistën e fundit tregohet sërish i sinqertë. Lionel Mesi ka qenë i tillë për pjesën më të madhe të jetës së tij, në të cilën ka bërë vetëm pak gabime (si ai i taksave të papaguara). Me sinqeritet flet edhe për ndjenjën që i jep lajmi se Nejmar mund të shkojë tek Reali, dhe nuk kursehet aspak.

“Do të ishte e tmerrshme që Nejmar të shkojë në Madrid, – thekson “pa doreza” argjentinasi, – do të ishte e tmerrshme për gjithçka që përfaqëson ai për Barcelonën, ku fitoi Championsin dhe disa tituj. Do të ishte një goditje e rëndë për të gjithë. Do të ishte një goditje e fortë, kam folur me të dhe ia kam thënë mendimin tim”.

Nejmar u largua me polemika nga Barcelona për tek Paris SG, por shokët e skuadrës ishin në krah të tij deri në fund. Gjithsesi, kjo mund të ndryshojë nëse sulmuesi brazilian vendos të shkojë në “Santiago Bernabeu”. Do të ishte thuajse sërish një tjetër skandal “Figo”.

Sfidanti.al