Mesi dhe 100 asistet e tij, superylli argjentinas është brohoritur nga publiku në 3 ndeshjet jashtë fushe!

Asnjë lojtar në 5 ligat kryesore nuk ka këtë sezon aq pasime goli sa ai. Lionel Mesi ka arritur në 6 asistë dhe 3 gola në 6 ndeshje të kampionatit francez, duke mos qenë më poshtë sesa Nejmari apo Mbapeja, përkundrazi. Këtyre u duhet shtuar kontributi në lojë, pasi aksionet thuajse nisin gjithnjë nga këmbët e tij, dhe argjentinasi jep pasime të shkëlqyera, krijon raste, driblon. Që nga 2015-ta ka 100 asistë, numri më i madh nga të gjithë lojtarët në 5 ligat kryesore (Angli, Spanjë, Itali, Gjermani, Francë). Se çfarë niveli dhe çfarë fame ka Mesi tregohet qartë nga fakti se superylli është brohoritur nga publiku kundërshtar në të tria ndeshjet jashtë fushe që ka luajtur këtë sezon Paris SG.

Sfidanti.al