Ten Hagu për Ronaldon: Do të jem shoku i tij, ndonjëherë mësuesi i tij!

Nuk do të jetë e lehtë për legjendën nga Portugalia që të ndryshojë fatin e këtij sezoni, por një Kristiano nuk hiqet dot lehtë nga lista. CR7 nuk ka qenë protagonist për Mançester Junajtidin këto javë dhe ka luajtur fare pak, ndërsa trajneri i tij, Erik Ten Hag, thotë se njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohëve ka nevojë të përmirësojë formën fizike. “Siç e dini, ai nuk ishte në fazën përgatitore përpara sezonit me ne, – tha tekniku holandezi, – një lojtar nuk duhet ta humbasë fazën përgatitore. Kryesorja është forma fizike, po ashtu edhe bashkëpunimi me shokët. Unë do të jem shoku i Kristianos, ndonjëherë mësuesi i tij. Varet nga situatat”. Ndoshta Ronaldo do të arrijë ta gjejë formën dhe mënyrën e bashkëpunimit me shokët e atëherë do të luajë më shumë.

Sfidanti.al