Mesazh i Mesit për Nejmarin: “Ti, na mungon!Të ruajt Zoti!”

Futbollisti më i mirë i Barcelonës dhe i Argjentinës, Lionel Mesi, në prag të Krishtlindjeve, i ka dërguar një mesazh të përzemërt ish-“kolegut” të tij të Barcelonës Nejmar, duke i uruar atij të gjitha të mirat, më 2018, por edhe duke i theksuar se ai (Nejmari) u mungon atij dhe shokëve të tjerë.

“Haj, Nej… Mendoj se i thamë të gjitha, kur, ti, u largove nga neve. C’është e vërteta, ti, këtu, na mungon shumë. Do të kishim dashur që të kishim vazhduar t’i kënaqeshim ‘matesës’ (pije e ngrohtë latinoamerikane) së bashku me Luis Surezin. Neve na mungojnë edhe shumë gjëra të tjera. Si gjithnjë, unë të uroj gjithçka më të mirën dhe jam i sigurt se rrugët tona do të kryqëzohen përsëri. Të ruajt Zoti”, vuri në dukje Mesi.

Sfidanti.al