Në internet është publikuar një video, ku bëhet krahasimi mes njeriut më të shpejtë në botë, Usain Bolt, dhe futbollistit Pol Pogba, për shkak të mënyrës, sipas së cilës ky i fundit gjuan penalltitë. Penalltinë që gjuajti Pogba në ndeshjen e fundit mes Junajitidit të tij dhe Evertonit e priti portieri i këtij të fundit, Pikford, por mënyra sesi ai gjuajti nga pika e 11metërshit bëri për të qeshur shumë veta, për shkak të lëvizjes së ngadaltë të këtij futbollisti francez drejt topit të vendosur të pika e bardhë, saqë rrjetet sociale u mbushën me shpoti ironizuese në kurriz të tij.
Madje, dikush publikoi një video që tregonte se më pak kohë zgjat gara e 100 metrave sesa ekzekutimi i penalltisë nga Pogba.
Këtij pjesëtari të përfaqësueses franceze iu deshën plot 12 sekonda që të ekzekutonte penalltinë, kurse Bolti i përshkoi 100 metrat brenda 9,58 sekondash!
Sfidanti.al