Më në fund, Tomas Myleri shpallet sërish më i miri tek Bajerni

Në një ndeshje pa shumë histori, ai u rikthye siç ishte më parë. Tomas Myler meritoi të shpallej lojtari më i mirë i ndeshjes mes Bajernit dhe Maincit. Ai u cilësua si “Mjeshtri i Ndeshjes” (Meister), ndërsa “Bomberi” i ndeshjes ishte Kingsli Koman, autori i dy golave. Mesfushori Leon Gorecka mori një vlerësim të lartë si “Zoti i Ndeshjes”, ndërsa titullin “Kaizeri i Ndeshjes” nuk e mori një lojtar i vetëm, por e gjithë mbrojtja (Upamekano-De Ligt-Pavar) dhe portieri Zomer.

Sfidanti.al