McGregor rikthehet në ring në 29 qershor

Conor McGregor do të rikthehet në kafaz zyrtarisht në datën 29 qershor për një sfidë të vlefshme për disiplinën UFC 303. Në këtë rikthim, ai do të gjejë në kafaz rivalin Michael Chandler me të cilin ka planifikuar të rinisë një rrugëtim tjetër. Përballja është planifikuar që prej një viti por irlandezi e ka shtyrë disa herë pasi nuk ka pranuar të bëjë testin e drogës. McGregor nuk ka garuar në një duel zyrtar që prej sfidës me Dustin Poirier të humbur rreth tre vite më parë ku theu edhe këmbën e majtë.

sfidanti.al