Wrexham, siguroi ngjitjen historike në League One duke regjistruar për herë të parë në historinë 159-vjeçare ngjitjen me dy kategori për dy sezone rresht. Klubi i aktorit hollivudian, Ryan Reynolds ësjtë zyrtarisht pjesë e divizionit të tretë të futbollit britanik pasi shkatërroi 6-0 Forest Green Rovers në ndeshjen e së shtunës. Në këtë mënyrë, Wrexham rikthehet në League One pas plot 19 vitesh dhe ky konsiderohet si suksesi i aktorit amerikan që ka investuar shumë nga paratë dhe koha e tij. Historia e klubit nga Uellsi Verior është shumë e bukur por njëkohësisht interesante sepse Wrexham është skuadra e komunitetit, e njerëzve ndërsa kompania Disney ka publikuar një serial të titulluar “Mirësevini në Wrexham” ku pasqyrohet rritja e klubit dhe lidhja e skuadrës me komunitetitin e që brenda disa muajsh do të publikohet madje edhe sezoni i ri, sigurisht me suksesin në League 2.
Reynolds e mori drejtimin e klubit në vitin 2020 bashkë me aktorin tjetër Rob McElhenney, ndërsa kontaktet e tyre me tifozët dhe njerëzit e zonës ishin të përditshme sepse ata dëshironin të bëheshin pjesë e gjithë kulturës në Uells. Ata përdorën famën e tyre për të gjetur një sponsor fanelle ndërsa arritën të nënshkruanin edhe me marka të mëdha si TikTok dhe Expedia. Përveç promovimit ata bindën edhe sulmuesin Paul Mullin, ndërsa verën e kaluar bindën ish yjet e Premier League, James McClean dhe Steven Fletcher. Të ardhurat e Wrexham gjatë sezonit të fundit janë rreth 20 milionë pound, ndërsa turneu amerikan e ndihmoi edhe më shumë klubin të rritej në aspektin mediatik. Reynolds e ka konsideruar këtë si një projekt që duhet të zgjasë për shumë dekada ndërsa ambicja më e madhe është sigurisht ngjitja e Wrexham në Premier League.
sfidanti.al