Mbapeja ia thotë PSG-së më në fund: Dua të iki vitin tjetër!

Dashuria e tij për Realin dhe anasjelltas ka qenë gjë publike, ndërsa tani duket se rrugët e tyre do të bashkohen në 2021. Kilian Mbape, siç njofton “Tajmsi” i Londrës (The Times) i ka kërkuar drejtuesve të Paris SG largimin verën e ardhshme, duke përgatitur rrugën për një nga transferimet më të rëndësishme të kohëve të fundit në histori. Kontrata e sulmuesit 21-vjeçar përfundon në 2022, por ai do të largohet një vit më herët, e PSG do të marrë një sasi parash prej kartonit të tij, ndoshta 150 milionë euro. Reali i Madridit jepet si destinacioni i tij më i mundshëm, ndonëse besohet se një përpjekje do ta bëjnë edhe klubet e Mançesterit, por edhe Barcelona, së cilës vitin tjetër mund t’i largohet Lionel Mesi (gjithnjë nëse ikën!).

Sfidanti.al