Ole Gunnar Solskjaer konfirmon Harry Maguire si kapiten të Manchester United pavarësisht ngjarjes së shëmtuar në Mykonos ku futbollisti u bë protagonist teksa u arrestua nga policia vendase për përfshirjen në një sherr.
‘E menaxhoi shumë mirë situatën dhe padyshim që do të jem këtu për ta mbështetur-tha Solskjaer për faqen e internetit të klubit-do të jetë kapiteni ynë. Do të lejojmë që Harry dhe përfaqësuesit e tij të merren me procesin’.
Harry Maguire në muajin gusht u dënua me 21 muaj burg me kusht nga gjykata greke pasi u shpall fajtor për agresion, fyerje dhe tentativë për të korruptuar policinë gjatë incidentit të ndodhur në Mykonos. Mbrojtësi 27 vjecar i hodhi poshtë akuzat dhe apeloi vendimin e dhënë për dënimin e tij. Për shkak të kësaj ngjarjeje, Maguire u përjashtua nga grumbullimi i përfaqësueses angleze përpara ndeshjes së Nations League ndaj Danimarkës.
Gjithsesi, Southgate deklaroi se planifikonte ta kthente Maguire në radhët e ‘Tre Luanëve’ për ndeshjet e ardhshme të tyre që do të luhen në muajin tetor.
Sfidanti.al